Connect with us

Kosovë

Opozita në Beograd për takimin Sveçla-Gjuriq: Po negociohet futja e Listës Serbe në Qeverinë Kurti

Publikuar

Reagimet e para kanë ardhur nga Serbia pas publikimit të fotografive takimit mes anëtarit të Kryesisë së VV-së,  Xhelal Sveçla dhe drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Lideri djathtist opozitar, Bosko Obradoviq, përmes një postimi në Twitter ka thënë se Vuçiq po e negocion futjen e fshehtë të Listës Serbe në Qeverinë e Albin Kurtit, përcjell lajmi.net.

Sipas Obradoviqit, Vuçiq dhe njerëzit e tij janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për pushtet.

“A s’është ky Marko Gjuriq duke negociuar me njerëzit e Kurtit në Tiranë? Përderisa Vuçiqi është hero i mediave, ky njeri negocion futjen e Listës Serbe në një qeveri separatist në Prishtinë, dhe kush e di se çka tjetër. Ashtu siç ata e përkrahën Qeverinë Haradinaj. Ata bëjnë gjithçka për pushtet”, ka shkruar Obradoviq.

Pak minuta më parë ka reaguar edhe vetë Xhelal Sveçla. Ka thënë se organizatorët kanë vendosur për radhitjen e mysafirëve e jo ai.

Teksa është arsyetuar duke thënë se takimi është organizuar nga ministria e Jashtme e Gjermanisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK