Connect with us

Kosovë

Nurellari: VV dhe LDK nuk kanë vullnet për të ardhmen por vetëm orekse për pushtet

Publikuar

Njohësi i zhvillimeve rajonale, Adri Nurellari ka folur zhvillimet aktuale politike në Kosovë.

Duke folur për zhvillimet politike, Nurellari ka thënë se nuk ka dyshim që Kosova është në krizë politike pasur parasysh se zgjedhjet janë certifikuar prej shumë ditësh.

“Paradoksi është që situata nxjerr zbuluar dy partitë fituese, pasi ata nuk kanë vullnet për të ardhmen por vetëm orekse për pushtet. Pra koalicioni VV-LDK është koalicion i karrigeve”.

Nurellari ka thënë që si është e mundur që dy parti që janë ideologjikisht të kundërta mundën të arrinin marrëveshje për programin e nuk merren vesh për poste.

“Dy palët kanë faj, pasi PDK dy orë pas zgjedhje u hapi rrugën për ndonjë koalicion alternativ siç bërë Kurti në vitin 2014 kur deshi të bënte zotin Haradinaj kryeministër”.

Analisti thotë se PDK në të kaluarën e ka dhënë presidentin dhe sipas tij ka hapësirë që edhe sot të arrihet një kompromis për t’u zgjidhur ky problem.

“Është shumë më mirë të dërgohen para programe se të debatohet për emra”.

Nurellari ka kritikuar edhe bashkimin e disa ministrive me disa të tjera.

Analisti thotë se është e pakuptimtë që Ministria e Integrimeve të bashkohet me atë të Punëve të Jashtme pasi sipas tij Ministria e Integrimit ka detyra plotësisht të brendshme.

NA NDIQ NË FACEBOOK