Connect with us

Kosovë

Nurellari: Tirana po i përmirëson raportet me Beogradin, duke e dëmtuar Kosovën

Publikuar

Opinionisti Adri Nurellari sonte në Rubikon ka thënë se Tirana po ofrohet me Beogradin, duke vënë kosto për Kosovën, transmeton Periskopi.

Nurellari ka thënë se në vend që Tirana të përmirësojë situatën e negociatave Kosovë-Serbi, veç sa po e dëmton Kosovën.

‘’Përmrsimi i marrëdhënieve midis Tiranës dhe Beogradit, legjitimon Beogradin si faktor legjitim. Tirana kur afrohet me Beogradin, kjo bëhet me kosto të Kosovës. Tirana ka përgjegjësi për bashkombasit e vetë, duhet të shkojë te merret më shumë me Preshevën e Sanxhakun’’, ka thënë ai.

‘’Tirana duhet t’i qëndronte Kosovës për t’ia përmirësuar proceson negociator. Këtë nuk po e bën, vec çka po e dëmton. Marrëdhënia Tiranë-Beograd duhet kushtëzuar’’, ka thënë ai./PERISKOPI/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK