Connect with us

Lajme

Një viktimë nga zjarri në një barakë në Shkup

Publikuar

Në zjarrin që shpërtheu këtë pasdite në një barakë në lagjen Tërnodol të Shkupit është një viktimë. Trupi u gjet gjatë pastrimit të mbetjeve nga zjarri.

“Zjarri është shuar para rreth 40 minutave. Një pjesë e zjarrfikësve që qëndruan në teren për ta pastruar terrenin e gjetën trupin”, deklaroi komandanti i Brigadës territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski në një deklaratë për MIA-n.

Zjarri u raportua në orën 14, ndërsa Brigada e zjarrit e Qytetit të Shkupit intervenoi me pesë automjete dhe 14 zjarrfikës.Shkaqet e zjarrit do të dihen pas inspektimit të bërë.

NA NDIQ NË FACEBOOK