Sport
Një emër i ri në listën e Arsenalit për të zëvendësuar Emery

Portugezi është në mesin e kandidatëve për të marrë drejtimin e Arsenal, raporton Daily Mail, përcjell lajmi.net.
Trajneri i Wolves është në mesin e 12 trajnerëve me të cilët Arsenal dëshiron të flasë, dhe janë të vendosur që në ditët në vijim të rrisin interesimin për portugezin.
Arsenalit fillimisht i duhet të marrë lejen e Wolves para se të nis bisedimet zyrtare me Nuno Espirito.
45 vjeçari ka marrë drejtimin e Wolves në vitin 2017, dhe ka arritur që ‘Ujqërit’ t’i rikthej në një skuadër që aplikon futboll të bukur, ku nuk kanë munguar edhe rezultatet./Lajmi.net/






















