Connect with us

Lajme

Nis zgjerimi i Bulevardit “Nikolla Karev”, autoritetet: I japim zgjidhje problemit dekadësh

Publikuar

Në fillim të muajit prill të vitit 2020, qytetarët do të mund të lëvizin më lirshëm përgjatë Bulevardit “Nikolla Karev”, që njihet ndryshe edhe si “Rruga e Plastikave”. Me nisjen e punimeve për zgjerim në terren, autoritet theksojnë se po zgjidhin një nga problemet dekadëshe që ngulfat komunikacionin në qytetin e Shkupit.

“Kjo është një nga pikat më të dobëta të komunikacionit në qytetin e Shkupit dhe mu për këtë shkak vendosëm të nisim realizimin. Kemi biseduar me bizneset me pronarët e disa objekteve afariste që gjatë realizimit të punimeve të mos pengojmë veprimtarinë e tyre të përditshme. Pra, realisht hyjmë në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi që me dekada po ngulfat qytetin tonë. Duke pasur parasysh pengesat që do të jenë në rrugë, i apelojmë qytetarët për durim.”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Punimet për zgjerimin e bulevardit u përshëndet edhe nga qytetarët.

“Mirë duhet të jetë. Bëhej tollovi këtu çdoherë, por pasi të rregullohet normal që do bëhet më mirë.”,- theksoi një qytetar.

“Prej këtu deri lartë gjysmë ore ose 1 e bën. Por, çdo gjë që punohet është mirë.”,- u shpreh një qytetar.

“Gjithmonë këtu është tollovi, më mirë do të bëhet.”,- tha një qytetar.

Bulevardi “Nikolla Karev” njihet si një nga bulevardet më të ngarkuara në qytetin e Shkupit, ndërsa planifikohet të ndërtohet sipas standardeve bashkëkohore me gjithsej 4 korsi, shteg për biçikleta dhe këmbësorë./TVM2

NA NDIQ NË FACEBOOK