Kosovë
Ngrohja globale na e qet flakën: Po përjetojmë dekadën më të nxehtë në histori

Ngrohja globale. Ndryshimet klimatike. Kriza klimatike. Këto janë disa nga fjalët që po i dëgjojmë gjithnjë e më shpesh në lajmet ndërkombëtare. Së fundi, Organizata Botërore Meteorologjike ka bërë disa gjetje mjaft interesante.
2010-2019 sipas shkencëtarëve del të jetë dekada më e ngrohtë sipas organizatës së përmendur më lart (OMO). Ata sugjerojnë se këtë vit do të jetë viti i dytë ose i tretë më i ngrohtë në të gjitha kohërat prej që kanë filluar të bëhen matjet.
Ngrohja globale është shkaktuar nga emetimi i gazrave serë, ka thënë më tej OMO.
Amerika e Jugut, Evropa, Afrika, Azia dhe Oqeania përjetuan nivele të pazakonta të ngrohtësisë këtë vit, ndërsa Amerika e Veriut ishte po ashtu më e ngrohtë se zakonisht, përcjell Periskopi nga BBC.
Në Evropë, përkatësisht në Francë, pati një rekord këtë vit gjatë muajit qershor dhe korrik me temperatura që arritën deri në 46 gradë Celsius.
Ndryshmi I klimës është tronditës në vitin 2019 dhe ka çuar tashmë në shëndet të dobët, pasiguri ushqimore dhe popullsi të shpërngulur, tha Dr.Joanna House nga Universiteti i Bristolit. /Periskopi



















