Kosovë
Nëpër dhurata gjendet shënime tmerruese për fëmijët “Babadimri s’ekziston, Jezusi po”

Një familje nga Alaska ka thënë se e gjetën një shënim shqetësues, anti-Babadimër që paralajmëron fëmijët e tyre se Babadimri nuk është përnjëmend, brenda një kutie lojërash të blera në qendrën e mallrave Walmart.
“Hej, miq, veç një gjë për t’iu nxitur që t’i kontrolloni dy herë fëmijët tuaj” shkruhej brenda dhuratës së krishtlindjeve, përcjell Periskopi.
Në ballë të këtij shënimi thuhet: “Hej fëmijë!! Babadimri është i rremë por Jezusi ekziston.”
Hey friends ❤️ just a heads up to consider double checking your kids’ Christmas gifts (especially if they believe in…
Gepostet von Brianna Ridge am Dienstag, 17. Dezember 2019
Shënimi i nxit fëmijët që “të mos gënjejnë fëmijët e tyre për Babadimrin” dhe t’iu thonë “të vërtetën” për Jezusin.
Brian Ridge, tha se nëna e saj e gjeti mesazhin javën e kaluar në paketën e dhuratave të fëmijës së saj dy vjeçar. /Periskopi





















