Lajme
Në prag zgjedhjesh aktivizohet RDK, Vesel Memedi rizgjidhet kryetar

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut ka dal sërish në skenë Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK).
Nga kjo partia kanë njoftuar se kanë organizuar kongresin e dytë ku kanë marrë pjesë 600 delegatë e në të cilin është bërë edhe përzgjedhja e kryetarit të ri.
Në Kongresin e dytë, sipas njoftimit të RDK, si mysafir morën pjesë përfaqësues të lartë të partive politike në vend, si dhe mysafir nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, përfaqësues nga sektorit joqeveritar, ambasador dhe media.
“Kongresin e përshëndetën përfaqësues të partive politike në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mali i zi, si dhe përfaqësues të përfaqësive të ambasadave në Maqedoninë e Veriut, si dhe përfaqësues të tjerë të faktorit ndërkombëtar”, shprehen nga RDK.
Delegatët e Kongresit të dytë të RDK-së, zgjodhën edhe 90 anëtar të Kuvendit Qendror të cilët në mbledhjen e ardhshme do të zgjedhin Kryesinë Qendrore, Sekretarin e Përgjithshëm si dhe kryesinë e ngushtë. Delegatët njëkohësisht sollën vendime për propozim ndryshimet për statutin dhe programin e partisë.
















