Connect with us

Kosovë

Në Karaçevë të Kamenicës vazhdojnë të operojnë kazinot ilegale

Publikuar

më

Ligji për kazinot nuk po vlen edhe për fshatin Karaçevë të Kamenicës. Në vendin ku fillon zona neutrale, e cila monitorohet nga njësitet e KFOR-it, qysh në hyrje të fshatit tash e disa muaj po operojnë shtatë kazino ilegale. Banorët e kësaj ane po shprehën të shqetësuar se biznese të tilla do t’u sjellin telashe, e të njëjtit po ankohen se nuk kanë asgjë në dorë.

Shefki Keka, është banori më i vjetër i Karaçevës.

Ai për KosovaPress thotë se kjo anë asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar se tani. 87 vjeçari shpreh shqetësimin se si për shkak të këtyre bizneseve ilegale banorët janë në rrezik.

Derisa shumë banorë të fshatit Karaçevë thonë se prezenca e lokaleve të tilla është shqetësuese, ata nuk duan edhe të flasin para kamerës, nga frika se mund të kenë pasoja.

Administratori i fshatit Karaçevë, Armend Kastrati thotë se operimi i këtyre bizneseve është shqetësim i madh, e për këtë shton se kanë biseduar edhe me kryetarin e Komunës së Kamenicës.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në një përgjigje me shkrim  për KosovaPress, thotë se Policia e Kosovës nuk mund të ndërhyjë në këtë pjesë pa marrë leje nga KFOR-i.

Krahas kësaj, ai thekson se çështjet të cilëve u takojnë atyre si komunë, kanë kërkuar asistencë nga Policia e Kosovës, e po ashtu kanë ngritur shqetësimin edhe me KFOR-in.

NA NDIQ NË FACEBOOK