Connect with us

Sport

Ndodh në Slloveni, lojtari nigerian përjashtohet nga klubi sepse la shtatzënë vajzën e presidentit

Publikuar

Sipas tregimit, katër nigerianë luajnë aktualisht në Slloveni: Bede Osuji (ND Gorica), Temitope Nelson (NŠ Drava Ptuj), Gerald Chiyoke (skuadra e panjohur) dhe Sulaiman Adedoja (skuadra e panjohur).

Lojtari tani është rikthyer në Nigeri, duke pasur frikë nga opinioni publik në Slloveni, dhe po mendon të kontaktojë FIFA-n për të regjistruar një ankesë zyrtare se si u përjashtua për një çështje personale.

Historinë e tij e përcjell lajmi.net më poshtë siç citohet:

Klubi mori vesh [se e dashura ime ishte shtatzënë] dhe më thirri për një takim. Arrita atje dhe pranova që jam përgjegjës për shtatëzëninë dhe më thanë që të qëndroj në shtëpi dhe të mos shihem në ambientet e klubit derisa të udhëzohem të kthehem.

Një javë më vonë më thirrën në zyrë dhe më thanë që agjenti im ishte informuar në lidhje me planet e tyre për të ndërprerë kontratën time për sjellje bruto dhe jodisiplinore.

Tani nuk e di se çfarë do të ndodhë me të dhe fëmijën pasi jam rikthyer në Nigeri. Ata e kanë detyruar atë të më bllokojë në të gjitha platformat e rrjeteve sociale, kështu që ne nuk kemi komunikuar. Pak miqë që kam bërë në klub gjithashtu janë të frikësuar të flasin me mua për të – si duket ata nuk duan të futen në telashe me ekipin. Unë jam i hutuar tani. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK