Sport
Napoli afër rinovimit me yllin e skuadrës

Nënkampionët e Serie A janë duke punuar që të blindojnë Piotr Zielinski, dhe sipas ‘Sky Sport Italia’, skuadra është gjithnjë e më afër këtij synimi, transmeton lajmi.net.
Zielinski është afër nënshkrimit të marrëveshjes që do ta mbante atë tek Napoli deri në vitin 2024.
Lojtari polak kalonte tek Napoli gjatë vitit 2016, nga skuadra e Udinese, dhe ka akoma dy vite të mbetura në kontratën e tij.
Zielinski ka luajtur më i tërhequr në mesfushën e Napoli, edhe pse në skuadër erdhi si mesfushor ofensivë. /Lajmi.net/



















