Connect with us

Kosovë

Nagavci: Ende ka mundësi për marrëveshje me LDK-në, nuk dëshirojmë qeveri të pakicës

Publikuar

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, në emisionin “Argument Plus” në RTV21, tha se pranoi se formimi i një qeverie të pakicës nga LVV do ta pengonte zhvillimin e punëve. Megjithatë  ajo tha se Vetëvendosje e ka obligim që të formojë institucionet .

“Kjo nuk është dëshira jonë, dëshira jonë ka qenë që të qeverisim bashkë me LDK-në. Por që për të qeverisur bashkarisht duhet të jetë një vullnet i përbashkët.”, tha Nagavci.

Ajo tutje e u shpreh optimiste për një koalicion me LDK-në. “Ka akoma mundësi, ka akoma kohë, ka vullnet nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, uroj që e njëjti vullnet të jetë edhe nga ana e LDK-së.”, deklaroi Arbërie Nagavci.

Kujtojmë se më 26 nëntor u konstitua Kuvendi i Kosovës, por pa një marrëveshje paraprake me LDK. Kryetar i Kuvendit u zgjodh, Glauk Konnjufca nga Vetëvendosje, , përcjell portali rtv21.tv.

Mospajtimet ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së janë për shkak të ndarjes së posteve veçanërisht për postin e presidentit.

Dje,  kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje me Vetëvendosjen, LDK do ta votojë qeverinë e VV-së, por që do të qëndrojë në opozitë.

Maqedoni25 minutes ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri55 minutes ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme2 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni2 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni3 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri3 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme4 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni5 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme6 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri6 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme7 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

Lajme8 hours ago

Nis asfaltimi i rrugës nga Reçica e Madhe deri te autostrada, Qamili: Banorët e prisnin këtë projekt prej dekadash

NA NDIQ NË FACEBOOK