Lajme
“Na qenka mbushur tryeza me diktatorë”/ Rama përplaset ashpër me Marin Memën

Gazetari Marin Mema i pranishëm në tryezën e Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, është përplasur ashpër me kryeministrin Rama, teksa ky i fundit ka vijuar edhe këtu duke sulmuar mediat.
Mema ka ndërhyrë, duke thënë se nuk mund të lejojë përkufizime të tilla denigruese dhe absurd, ndaj mediave dhe gazetarëve.
“Nuk do lejoj përkufizime që mua më duken absurd. Si çdo sektor tjetër edhe media ka problet e veta, por media nuk është për të rritur besueshmërinë e qeverisë, por për të sjellë zerin e qytetarëve.”
Por Rama nuk e ka lënë me kaq, duke ndërhyrë sërish. Dhe pasi e quajti fillimisht Naçin diktator, pasi u tregua i prerë duke kërkuar transparencën e fondeve, ndryshe ikin nga tryezë, i është kthyer dhe gazetarit Mema, se tryeza qenka mbushur me diktatorë.
“Pak më respekt për mendimimin e të tjerëve, se po na del që tavolina këtu na qeka mbushur me diktatorë. Media është skandaloze dhe për këtë nuk ka asnjë diskutim” u shpreh Rama./CNA.al




















