Connect with us

Kosovë

Mustafa thotë “Lamtumirë”: Para takimit me Kurtin, kryetari i LDK-së takon ambasadorin italian

Publikuar

Gjatë ditës së sotme, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i dha lamtumirën në një takim ambasadorit të Italisë në Kosovë, z.Piero Cristoforo Sardi. 

Gjatë takimit, siç njofton komunikata, Mustafa e falenderoi ambasadorin Sardi për bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm me institucionet e vendit gjatë mandatit të tij në Kosovë dhe i uroi suksese në të gjitha angazhimet e ardhshme.

“Njëherësh, Mustafa e njoftoi Sardin edhe për zhvillimet e negociatave LDK-LVV drejt bashkëqeverisjes. Sardi e falënderoi kreun e LDK-së për pritjen dhe bashkëpunimin”, përfundon njoftimi.

Ndryshe, tashmë është konfirmuar takimi mes Kurtit dhe Mustafës prej orës 17:00 në Kuvendin e Kosovës./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK