Connect with us

Kosovë

Mustafa: S’kemi pasur inate në bisedime, u munduam në maksimum të gjejmë zgjidhje

Publikuar

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa sonte në Rubikon ka thënë se bisedimet me VV’në nuk i kanë nisur me inate, por me synimin që të gjejnë zgjidhje për krijimin e institucioneve, transmeton Periskopi.

‘’Asnjë kënd i pikënisjes sonë s’ka qenë me inate, jemi munduar në maksimum të gjejmë zgjidhje. Cështja e partneritetit është çështje e të mirës dypalëshe. VV’në  e pranojmë si të parën me një deputet, por ky fakt tregon se duhet me marr përgjegjësinë e me e bë Qeverinë, jo me kritiku tjetrin’’,ka thënë ai.

Tutje Mustafa thotë se ministritë ndahen, pasi VV nuk ka fituar shumicën aq sa të japë ministri tek pala tjetër.

‘’Ministritë nuk i jep pala palës tjetër, por ndahen mes vete.  Askush ska të drejtë të konsiderojë që janë ministritë e saj dhe ajo po jep ministiri’’/PERISKOPI/