Kosovë
Mustafa e qet ‘cullak’ Kurtin: Ia dhashë plus një ministri tjetër për pazarin e presidentit

“Ne kemi dhënë një propozim javën e kaluar se si ta kalojmë këtë. Unë i kam propozuar Kurtit që në momentin që do të propozohet presidenti nga LDK, ne do t’iu ofrojmë atyre një ministri që i takon LDK-së. Ne nuk kemi përcaktuar emra as për ministra as për presidentin”, tha Mustafa.
Ndër të tjera, Mustafa ka treguar se me VV-në do të diskutojnë për çdo pozitë shtetërore dhe në rast se nuk arrihet marrëveshja, partia e tij do t’i bashkohet opozitës.



















