Kosovë
Mushkolaj-Gashit: Nuk kam votu me akomodu Isa Mustafën president

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Arben Gashi ka thënë se të gjitha çështjet duhet të diskutohet me partnerin e mundshëm për koalicion, shkruan Periskopi.
“Duhet me u trajtu, mos me u lanë pezull mes parnterëve të koalicionit. Ne kemi thënë se na jepni zotimin që kur të vjen koha propozimin tonë ta votoni dhe ai bëhet me konfirmimin e juaj dhe ne ja kthejmë një ministri”, ka thënë ai në Debat Plus.
Ndërsa për këtë ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, duke thënë se këto janë pazare politike.
“Është deklaratë është një pazar ju po e bëni kështu, vete Agim Veliun çka mendon për Vjosa Osmanin ja keni marrë votat edhe nuk vetet ma”
“Hajgarallëk oshtë kjo, unë s’kom votu për me akomodu Isa Mustafën president, du me kriju Kuvendi dhe Qeverinë” ka thënë Mushkolaj.
Ndërsa Gashi ka thënë ‘ti bërtet kot, nuk më bën përshtypje pse po bërtet’.
Ndryshe LDK dhe VV ende nuk po gjejnë dakordim për pozitën e presidentit. Ndërsa takime mes dy liderëve nuk ka që nga e dita e shtunë./Periskopi/





















