Sport
Muriqi e kthen Fenerbahcen në rrugën e fitoreve

Mysafirët e nisën më mirë takimin kur shënuan për 0-1 që në minutën e 9’ përmes Sio.
Vedat Muriqi u përkujdes që të barazojë rezultatin, kur shënoi në minutën e 23’, për 1:1.
Luiz Gustavo në minutën e 32’, kaloi për herë të parë në epërsi Fenerbahcen, para se Muriqi në minutën e 39’, të çonte rezultatin në 3:1.
Në pjesën e dytë, Fenerbahce shënoi edhe dy herë me anë të Kadioglu dhe Max Kruse, ndërsa Bogdan Stancu realizoi për mysafirët, për rezultatin 5:2 të kësaj ndeshje.
Me këtë fitore, Fenerbahce renditet në vendin e dytë në tabelë me 25 pikë, dhe xhiron e ardhshme luan në udhëtim te liderët e Sivasspor./Lajmi.net/






















