Connect with us

Kosovë

Murati: Papërgjegjësi e plotë e VV’së dhe LDK’së, nëse e fusin vendin në krizë institucionale

Publikuar

më

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se do të ishte papërgjegjësi e plotë ndaj qytetarëve të Kosovës nga dy partitë e para, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nëse e fusin vendin në krizë të formimit të institucioneve dhe rrjedhimisht e dërgojnë në zgjedhje të reja.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Murati ka theksuar se papërgjegjësia është e jashtëzakonshme kur kihet parasysh se për më shumë se një muaj këto dy parti deklaronin se kanë vendosur standard të ri duke negociuar për programin dhe duke u pajtuar 100% për të, ndërsa kanë ngecur në ndarjen përgjegjësive institucionale.

“Është papërgjegjësi e plotë ndaj qytetarëve të Kosovës e dy partive, LVV-së dhe LDK-së nëse e fusin vendin në krizë të formimit të institucioneve dhe rrjedhimisht na dërgojnë në zgjedhje të reja”, ka shkruar Murati.

“Papërgjegjësia është e jashtëzakonshme kur të kemi parasysh se për më shumë se një muaj këto dy parti deklaronin se kanë vendosur standard të ri duke negociuar për programin dhe duke u pajtuar 100% për të, ndërsa kanë ngecur në ndarjen përgjegjësive institucionale. Që i bie si krejt të tjerët!”, është shprehur ai.

“Përgjegjësia për këtë dështim nuk ka dyshim se ndahet në mes të dy partive që kanë dal të parat në zgjedhje, por ashtu si kanë dal në zgjedhje LVV e para dhe LDK e dyta, edhe përgjegjësia për dështim është e tillë”, ka thënë Murati.

“Te dy këto parti janë të trimëruara të veprojnë kështu ndaj njëra-tjetrës edhe për shkak të vijave të kuqe ndaj partive të tjera, por edhe nga fakti se janë të bindura se në zgjedhjet e ardhshme opozita/pozita aktuale (PDK, AAK dhe Nisma), që logjikisht do të duhej të fitonte në këtë situatë, për shkak të komprometimit në opinion në raport me qeverisjen në të kaluarën, llogarisin se do të zbehej edhe më”, ka shkruar ai.

“Andaj ato që tani llogarisin se betejën do ta kenë në mes të njëra-tjetrës. Por këto llogari politike nuk tregojnë as parimësi e as nuk japin shpresë për të ardhmen”, ka thënë Murati.

Maqedoni1 hour ago

Fund i mandatit të Islam Abazit! Iskra Haxhivasileva merr timonin e Prokurorisë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin

Shqipëri2 hours ago

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme3 hours ago

Pamje rrënqethëse: Publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt, pamjet shfaqin djegien e rrobave

Bota4 hours ago

Vuçiq i thyer pas humbjes: Bashkëpunëtorët me të cilët punova 10-15 vjet po largohen

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Tetori Rozë na bashkon në solidaritet, kujdesi për shëndetin e grave është përgjegjësi e përditshme

Shqipëri4 hours ago

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

Maqedoni5 hours ago

Universiteti i Tetovës hap 1.965 vende për studime master – aplikimet deri më 6 nëntor

Lajme5 hours ago

Arkin Jahiji: Më 1 nëntor të votojmë për ndryshim dhe dinjitet në Bërvenicë

Kosovë5 hours ago

Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë

Maqedoni6 hours ago

Përplasje me policinë në Llojan: Drogë, sulm ndaj uniformës dhe arratisje spektakolare me BMW!

Shqipëri6 hours ago

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

Lajme6 hours ago

Kush është shqiptari i parë në krye të Këshillit të prokurorëve – barriera që u thye në kohën e VLEN-it

NA NDIQ NË FACEBOOK