Connect with us

Kosovë

Muhaxheri qesh me ironi me Glauk Konjufcën: Çështja e ministrive e kryer

Publikuar

Anëtari i LDK’së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se është bërë ndarja e ministrive në mes LDK’së dhe VV’së, shkruan Periskopi.

Sipas tij ministrit janë ndarë por ngërçi i vetëm është posti i presidentit.

“Nuk e di se kush do ta udhëheq, por e di se ministritë janë ndarë 5 me 5. Ministritë janë nda dhe ngërçi është vetëm të presidenti”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Ndërsa për deklaratën e Glauk Konjufcës për zgjedhjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme nga LDK’ja, ai ka thënë se “Po qashtu ky po tregon”, ka thënë ai duke buzëqeshur me ironi.

Nga kjo lë të kuptohet që Ministria e Punëve të Brendshme është vendosur që t’i takojë LDK’së./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK