Lajme
MPB jep detaje për aksionin në Shkup, 10 të arrestuar në Gërçec e Haraçinë

Ministria e punëve të brendshme Shkup përmes një konference për shtyp ka shpalosur detaje në lidhje me aksionin e mëngjesit të sotëm të zhvilluar në disa lokacione në Shkup, njofton portali Zyrtare.net
“Sektori për punë të brendshme në bashkëpunim Prokurorinë publike në Shkup realizoi aksion policor ndaj personave pjesmarrës të mundshëm në grupe kriminale që veprojnë në Shkup. Me urdhër gjyqësor janë bastitusr 34 lokacione te gjithsej 32 persona në venbanimet Gjorçe Petrov, Gërçec, Çento, Haraçinë, Vizbeg, Çair, Butel, Bardhovc, Studeniçan, Qendër. Gjithsej 10 persona janë privuar nga liria dhe ata janë: F.L 38 vjeç nga Gërçeci, M.L 38 vjeç nga Gërçeci, E.P 44 vjeç Haraçina, B.A 34 vjeç nga Haraçina, SH.M 28 vjeç nga Haraçina, SH.M 34 vjeç poashtu nga Haraçina, H.L. 28 vjeç nga fshati Gërçec, N.S 56 vjeç nga Gërçeci, I.S 29 dhe N.S 30 vjeç gjithashtu nga fshati Gërçec”, theksoi zëdhënsja e MPB, Suzana Pranjiq Talevska, përcjell Zyrtare.net
Tek personat në fjalë janë gjetur gjësende të paligjshme si motoçikleta, pistoleta, pushkë, karikator, municion të kalibrit të ndryshëm, jelekë antiplumb, kompjuter të lëvizshëm, USB, pajisje për video mbikqyrje, telefona celular me sim kartela, para në monedha të ndryshme, materie pluhuri, lëndë me mbetje nga material pluhur dhe të ngjashme.
Para zhvillimit të këtij aksioni gjatë ditës së djeshme gjatë një kotnrolli është arrestuar I.S 28 vjeç nga fshati Krushopeki dhe një person tjetër nga Shkupi, transmeton Zyrtare.net
Nga MPB potecnuan se një pjesë nga të arrestuarit janë të përfshirë edhe në incidentitn e javës së kaluar që ndodhi në hotelin Aleksandër Palace në Shkup.
Ndryshe, portali Zyrtare.net gjatë mëngjesit të sotëm raportoi i pari për aksionin në fjalë./Zyrtare.net/
? [LIVE] #МВР со информации за двете големи полициски акции во скопско – има приведени лица
? [LIVE] Deklarohet MPB për aksionin policor në Haraçinë dhe Gërçec? [LIVE] #МВР со информации за двете големи полициски акции во скопско – има приведени лица
Gepostet von TV21 am Samstag, 7. Dezember 2019

















