Sport
Mourinho bën shaka me Rudigerin pas kartonit të kuq të Son

Spurs po kërkonin të ngushtonin avantazhin derisa ishte në disavantazh prej dy golave, kur anësori i shpejtë u ndëshkua me të kuq.
Son dhe Rudiger u përplasën kur ndoqën një top të thellë në gjysmën fushën e Chelseat, përcjell lajmi.net.
“Shpresoj që Rudiger të shërohet nga brinjët e thyer sepse ai do të ketë brinjë të thyer me siguri”, bëri shaka menaxheri portugez për Sky Sports.
“Nëse ai nuk bën asgjë dhe gjyqtari menjëherë i jep një karton të verdhë Rudiger, atëherë ai nuk do të ketë një reagim”.
”Për mua kartoni i kuq mbetet i çuditshëm”, përfundoi ai. /Lajmi.net/






















