Connect with us

Sport

Mourinho befason me fjalët për tifozët e Tottenham: Ata nuk më duan

Publikuar

‘Special One’ ka thënë se nuk ndihet sikur tifozët e Tottenham kanë dashuri për të, ai beson se ata thjeshtë e pranojnë faktin se ai është trajneri.

“Tifozët e duan klubin, nuk them se ata më duan mua, por më pranojnë mua si profesionist që dëshiron t’i jap klubit gjithçka” ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.

“Njerëzit kanë më shumë arsye të më duan nëse pëlqejnë punën time, por tifozët janë prapa skuadrës dhe ata shohin se po punojmë shumë” ka shtuar portugezi.

Mourinho ka arritur që të kthejë rezultatet pozitive tek Tottenham, së paku në tri ndeshjet e para që udhëhoqi skuadrën.

Gjithashtu, ajo që ka tërhequr vëmendje pas ardhjes së Mourinho, është ‘ringjallja’ e Dele Alli. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK