Connect with us

Lajme

Motra ishte martuar dhe i vinte natën në krevat Manolit, e gjeti e ëma me atë botin, u rrahën edhe me sëpatë

Publikuar

Një krîm i rëndë trondîti qytetin e Patosit mesditën e djeshme, ku dy të rinj mbeten të vdekûr. Sipas Policisë ishte Martin Skëndaj ai që qëlloi disa herë me armë mbi Manol Rrapajn dhe Elis Kapajn.

Pas krimit një banor i Patosit ka treguar dhe versionin e tij pse mund të ketë ndodhur ngjarja. Sipas banorit ngjarja ka ndodhur pasi është zbuluar se e motra e autorit të ngjarjes e martuar, ikte nga shtëpia dhe flinte me njërin nga viktimat, Manol Rrapajn, por tregon ai, kjo ishte zbuluar nga e ëma e viktimës pak ditë më parë.

Sipas banorit, kishte pasur një sherr mes dy familjeve dy ditë më parë por që kishte ndërhyrë Policia, ndërsa vëllai i vajzës, Martin Skëndaj ka gjetur rastin për ta qëlluar të dashurin e motrës së tij.

Familjet që të dyja janë të mira, por fajtore u bë vajza. Ajo ishte e martuar, i vinte në krevat natën këtij çunit, ishte beqar (Manoli) ajo ishte e martuar. Mirëpo e gjeti e ëma e djalit atë botin, ja edhe tani ajo bërtet “k*rvë, k*rvë”, e gjeti në krevat, aty filloi sherri. Lajmëruan policinë, edhe parmbrëmë u rrahën me sëpatë, edhe tani erdhën dhe morën të atin. Ai ruajti rastin dhe erdhi dhe e vrau, por që vrau edhe kushëririn që kishte ardhur nga Gjermania për ta takuar”, tha banori.

Ditën e djeshme një krim i rëndë tronditi Patosin. Një sherr i disa ditëve më parë dhe një histori dashurie e njërit prej viktimave me motrën e autorit mendohet të jetë dhe shkak i masakrës. Mësohet se para se Skëndaj të qëllonte me armë mbi Rrapajn dhe Kapajn, këta të fundit i kishin bërë prite dhe e kishin dhunuar. Po ashtu Policia bën me dije se 3 ditë parë këta kishin pasur dhe një sherr afër banesave të tyre.

NA NDIQ NË FACEBOOK