Connect with us

Shëndetësi

Mosha e duhur kur fëmijës duhet t’i fillojmë mishin dhe lëngun e tij

Publikuar

Kur fëmija juaj ka dëshirë të hajë drithëra, fruta dhe perime, është çasti kur ju mund ta pasuroni pjatën e tij me ushqime të tjera. Për shumicën e foshnjave, kjo ndodh kur ata janë rreth 7 deri 10-muajsh.

Nuk përbën ndonjë ndryshim nëse fëmijës suaj i jepni më parë mish viçi apo pule; në këtë moshë fëmijët nuk përtypen dot. Për këtë arsye është mirë të filloni me mish të përgatitur në mikser. Mishin mund ta bëni vetë pure ose ta blini.Nëse fëmija nuk e pranon mishin në fillim, prisni disa javë (ose edhe më gjatë) dhe pastaj provojeni përsëri.

Shumë prindër thonë se kanë pasur rezultat kur fëmija i tyre ka mbushur 9-muajsh, një periudhë gjatë së cilës foshnja pi më pak qumësht gjiri dhe i merr kaloritë përmes ushqimeve të tjera. Në këtë pikë, foshnjave u pasurohet menyja edhe me mishin.

NA NDIQ NË FACEBOOK