Sport
Moreno i fokusuar për punën tek Monaco: Do të lë mbrapa atë që ndodhi tek Spanja, me Enrique

Moreno, që më herët ishte selektori i Spanjës, u largua në mënyrë të befasishme nga ai post, pasi spanjollët vendosën t’i japin shansin për rikthim Luis Enriques, i cili kishte lënë punën si pasojë e gjendjes shëndetësore të vajzës së tij, e cila më vonë ndërronte jetë.
Moreno kishte bërë të ditur se me të mësuar lajmin për rikthimin e Enrique dhe shkarkimin e tij nga posti i trajnerit, ai kishte qarë me lot, por tashmë është i vendosur ta lë prapa atë histori, dhe të punojë me Monaco.
“Unë kam vetëm falënderime. Çfarë ndodhi javë më parë, është tashmë në të kaluarën” ka thënë Moreno, transmeton lajmi.net.
“Kam qenë një trajner për 28 vite. Që kur isha 14 vjeç, unë jam stërvitur, dhe tashmë gjëja e rëndësishme është ky prezentim. E kaluara është atje, por ne duhet ta lëmë mbrapa” shtoi spanjolli.
Moreno do të zë vendin e Leonard Jardim tek Monaco, me synimin që të kthejë rezultatet pozitive tek skuadra. /Lajmi.net/






















