Connect with us

Kosovë

Molliqaj: Vetëvendosje përfitoi nga rasti i Astrit Deharit, nuk e patën as shok e as mik

Publikuar

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka thënë sonte në Rubikon se Vetëvendosje ka tentuar të përfitojë politikisht me rastin e Astrit Deharit, duke u sjellur të papërgjegjshëm dhe jo korrekt, transmeton Periskopi.

Molliqaj sonte në Rubikon ka thënë se zyrtarët e VV’së që flasin sot për Deharin, nuk e kanë pasë as mik e shok atë.

‘’Besoj që ka qenë e pashmangjshme se si është sjellurpartia ndaj këtij rasti sepse janë populist dhe është sjellje jo vetëm në Kosovë, por kudp që janë këta, qeshtu bëjnë. Tash që janë në pushtet. Janë sjellur papërgjegjshëm ndaj rastit, jo korrekt për përfitime politike. Por është çështje e tyre. Gjithë këta që po flasin për të, nuk e kanë pasë mik dhe shok. Kurrfarë marrëdhënie as politike e as shoqërore, përveç që kanë qenë në një organizatë’, ka thënë ai.

‘’Astriti ka qenë aktivist i jashtëzakonshëm dhe i shkëlqyeshëm. Jeta e tij është humb pa drejt dhe nën përgjegjësinë e shtetit Rasti ka qenë i montuar dhe i padrejtë. Për me e marr pushtetin, ‘s’ka rëndësi se cka ka ndodh me Astritin. Duhet të zbardhet rasti dhe të kemi një vendim meritor për këtë cështje’’/PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK