Connect with us

Kosovë

Molliqaj: Qeveria Kurti s’do të mund ta zgjidhë problemin ekonomik

Publikuar

Dardan Molliqaj nga Partia Social Demokrate ka thënë se Qeveria Kurti nuk do të zgjidhë problemet ekonomike në Kosovës, duke shtuar se ajo nuk ka karakter liberal, transmeton Periskopi.

‘’Qeveria e ardhshme nuk është liberale. Edhe në aspektin ekonomik do të ketë probleme. Ideja e zhvillimit të Kosovës në baza vetanake. Kjo që e ka paraqitur edhe Albin Kurti’’, ka thënë ai.

‘’Projekti i tyre ekonomik nuk ka mundësi me i adresu problemet e deficidit tregtar, punësimit, nuk mundet me i adresu një lloj qeverie e tillë’’, ka shtuar ai./PERISKOPI/