Connect with us

Shëndetësi

Mjeku dhuron qelizat burimore për t’i ndihmuar një pacienti

Publikuar

Qelizat burimore të dhuruara nga një mjek po përdoren për të shpëtuar jetën e një gruaje në Amerikë.

Thomas Livingston, një këshilltar i mjekësisë akute në Spitalin Royal Derby, u frymëzua të bashkohej me dhuruesit të qelizave burimore pasi nëna e tij u diagnostifikua me mieloma në vitin 2014.

Ajo u trajtua me qelizat burimore të donatorëve dhe pesë vjet më vonë, mjeku po bën të njëjtën gjë për një grua që nuk e ka takuar kurrë.

Ai tha se ndjehej mrekullueshëm pasi po i ndihmon kësaj gruaje.

Kur Livingston u fut në regjistrin e donatorëve të qelizave burimore, ai tha se nuk priste të ishte i përshtatshëm për dikë. Por, në shtator ai mori një telefonatë ku iu kërkua të bëhej dhuruesi kryesor për një pacient në SHBA.

Më 19 nëntor ai bëri dhurimin.

“Ajo çfarë kaloi nëna ime ishte në mendjen time tërë kohën”.

“Ta dish se kjo mund ta bëjë atë paciente më të mirë, është një ndjenjë vërtet e mrekullueshme” tha ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK