Connect with us

Kosovë

Mirena: Ky nuk është koalicion i shpresës, VV s’ka përvojë

Publikuar

Analisti Ilir Mirena, në Debat Plus në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për koalicionin e mundshëm mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se ky nuk është një koalicion i shpresës, përcjellë Periskopi.

Mirena tha se përgjegjësia për bërjen e koalicionit bie mbi fituesin, në këtë rast mbi Vetëvendosjen, e cila nuk ka përvojë në formim të Qeverisë.

“Unë mendoj që fituesit i bëjnë përgjegjësia, dhe mu po më dokut pak histrike edhe e qëllimshme që një pjesë e opinionit e shtyrë edhe nga VV’ja të lë fajin te LDK’ja. Mendoj që ky nuk është koalicion i shpresës por që dy parti bëjnë koalicion pas shumë kohësh që nuk kanë qenë pushtet. Në shoqëri që mbajnë zgjedhje të lira e demokratike, nuk pritet ndonjë ndryshim revolucionar. Kjo është vetëm një koalicion mes dy partive, që e kanë pas pushtetin dhe kanë abuzu shumë herë dhe drastikisht. Përgjegjësia bie mbi fituesin, në këtë rast VV’në. Lëvizja Vetëvendoje nuk ka përvojë”, tha Mirena. /PERISKOPI

NA NDIQ NË FACEBOOK