Connect with us

Lajme

Miratohet shembja e shtatë pallateve në Kurbin

Publikuar

Bashkia e Kurbinit ka miratuar prishjen e shtatë pallateve të cilët janë dëmtuar në tërmetin e 26 nëntorit që përfshiu vendin.

Njoftimi:

Këshilli Bashkiak i Kurbinit gjatë ditës se sotme ka miratuar shembjen e 7 pallateve që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të cilat pas verifikimeve nga specialistet janë shpallur si të pabanueshme dhe të pariparueshme.

Bazuar në aktkonstatimet e hartuara dhe miratuara nga Instituti i Ndërtimit është vendosur shembja për pallatet nr. 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133 ne Lagjen nr. 4 në Laç.

Ky vendim është hapi i parë që merret në kuadër të proçesit të rindërtimit të blloqeve të reja të banimit.

Advertisement