Connect with us

Lajme

Ministri i Shtetit për Rindërtimin betohet para Metës

Publikuar

Në Institucionin e Presidentit të Shqipërisë u zhvillua ceremonia e betimit të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”, transmeton Klan Kosova.

Presidenti Ilir Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi Ahmetajt suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

NA NDIQ NË FACEBOOK