Kosovë
Ministri i Arsimit pas tri vitesh përgatitje për PISA-n: Nuk u përgatitëm mirë

Ministri i Arsimit në detyrë, Shyqyri Bytyçi, ka thënë se Kosova ka shënuar rritje në testin PISA 2018.
Bytyçi në një konferencë për medie ka thënë duhet kohë për t’i analizuar raportet e secilës shkollë dhe nxënës që kanë qenë pjesë e testit.
Ministri Bytyçi ka deklaruar se pjesëmarrja në test në mënyrë digjitale është diçka e re për Kosovën sepse më parë nuk ka pasë përgaditje të mirë teknike.
“Ajo çka dua të them ndoshta në rezultatin e shkencës, shikimi gjeneral, ka ndikuar edhe pjesëmarrja për herë të parë në formë digjitale”
“Nuk ka pasë përgaditje të mirë teknike për mbajtjen e testi PISA, në 2018 kemi bërë përgaditje të mirë të këtij testi. Ka qenë pa përgaditje teknike, ne kemi marrë vendim të rëndësishm ku tashmë jemi pjesë e testeve ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Ndërsa si zgjidhje të këtij problem ministri Bytyçi thotë se duhet të angazhim i përgjithshëm shoqëror dhe jo vetëm ministria.
Ndërsa në një bisedë me Periskopin, kryetari i SBASHK’ut Rrahman Jasharaj ka shfajësuar mësimdhënësit kosovar për rezultatin e dobët në testin e PISA’s, duke e hedhur topin te kurrikulat dhe tekstet shkollore. /Periskopi/






















