Connect with us

Kosovë

Ministri e quajti shitëse kryeministren e re të Finlandës, presidentja e Estonisë kërkon falje

Publikuar

Presidentja e Estonisë ka kërkuar falje  pasi ministri i brendshëm i vendit e  quajti kryeministren e re të Finlandës  ‘shitëse’.

Presidentja Kersti Kaljulaid, tha se  ndihej e turpëruar nga komentet e Mart Helme, 70 vjeçarit, i cili drejton partinë populiste të ekstremit të djathtë.

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin, 34 vjeç, është kryeministrja më e re e botës.

Ajo kryeson një koalicion të qendrës së majtë me katër parti të tjera, të gjitha të udhëhequra nga gratë.

Helme i bëri komentet e tij të diskutueshme në radio-shfaqjen e partisë së tij.

“Tani shohim se si një shitëse është bërë kryeministre dhe si disa aktivistë të tjerë të rrugës dhe njerëz të paarsimuar i janë bashkuar kabinetit,” ishin komentet e Helme për kabinetin e ri qeveritar të Finlandës, shkruan BBC.

Marin ka folur për fëmijërinë e saj në një familje me kushte jo të favorshme ekonomike. Ka treguar se ka punuar si asistente e shitjeve para se të shkonte në universitet dhe të fillonte karrierën politike.

Ajo ishte personi i parë në familjen e saj që mbaroi shkollën e mesme dhe shkoi në universitet, përcjell periskopi.

NA NDIQ NË FACEBOOK