Kosovë
Mimoza Kusari-Lila: Albin Kurti nuk e pyet LDK’në për shkarkimin e ministrave

Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa ka thënë se Ministrinë e Financave do ta udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse një digaster të tillë e do LDK’ja për vete, transmeton Periskopi.
‘’Ministrinë e Financave do ta udhëheqë Vetëvendosje’’, tha ajo sonte në Debat Plus.
E pyetur rreth deklaratës së Muharrem Sfarqës të LDK’së se Albin Kurti nuk do të mund asesi të shkarkojë një ministër pa lejen e LDK’së, Kusari-Lila përgjigjet:
‘Nëse vjen tek shkarkimi, jam i sigurt qëe Albini e shkarkon edhe një ministër të VV’së. Nuk është punë e lejes, ajo mund të jetë marrëveshje e mirëkuptimit. Nuk është cështje guximi, por e drejtë kushtetuese me e shkarku. Leje nuk ka me marr, por me informu, dhe parimet që janë miratu, duhet me u kuptu që një ministër duhet me pasë performancën me standarde të përbashkëta’’, ka thënë ajo./PERISKOPI/





















