Ndryshe
Milan Kundera përsëri në fshat: Arrin të bëhet nënshtetas çek

Pas 40 vitesh, shkrimtari i njohur nga Çekia, Milan Kundera ka fituar nënshtetësinë e vendit të tij.
Ai u largua nga Çekosllovakia në vitin 1975 me gruan e tij drejt Francës, ku mendonte të kalonte një kohë të shkurtër por ku në fakt qëndroi shumë gjatë, përkthen Periskopi nga The Guardian.
Kundera njihej për aktivitete anti- komuniste prej kur u bë një figurë e urryer për regjimin e asaj kohe. Qeveria komuniste në vitin 1979 i revokoi pasaportën, dhe ai dy vite më vonë u bë qytetar i Francës. Tash Kunderës iu kthye nënshtetësia përsëri.
Kujtojmë që Kundera është një nga shkrimtarët më të mirë të kohës, njihet për librat si: Shakaja (1967), Valsi i lamtumirës (1972), Jeta është diku tjetër (1973).
Në disa ese të tij, ai përqeshte Çekinë si një komb të vogël dhe pa të ardhme. Ai besonte që të gjitha kombet e vogla ishin fatkeqe, pikërisht për shkak se kishin fatin të ishin të vogla. /Periskopi





















