Sport
Milan interesohet për Todibon e Barcelonës, pranon edhe klauzolën për blerjen mbrapsht

Jean Clair Todibo është lojtari që ka përfunduar në listën e dëshirave të Milan, para merkatos së janarit.
‘Sport’ shkruan se Milan janë duke ndjekur lojtarin francez, me synimin që të sigurojnë shërbimet e tij gjatë janarit, transmeton lajmi.net.
‘Rosoneri’ thuhet të jenë pajtuar edhe për vendosjen e klauzolës që Barcelona të ketë të drejtë ta blejë përsëri lojtarin.
Milan pritet të nis edhe një ofertë drejt Barcelonës, për mbrojtësin francez.
Fillimisht, Milan kishte ofruar tetë milionë euro, kurse Barcelona kërkon rreth 12 milionë euro. /Lajmi.net/






















