Lajme
Mickoski i paraqiti Ahmetit propozimin për Ministrin e ardhshëm të MPB-së

Pas takimit me Ali Ahmetin, Hristijan Mickovski deklaroi se ata patën një takim të suksesshëm dhe i paraqiti propozimin e OBRM-PDUKM-së për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Në përputhje me ligjin dhe praktikën, sot pata një takim të shkurtër por të suksesshëm me Ahmetin ku diskutuam zgjidhjen e kuadrit në MPB, pra profilin e personit që po propozojmë. Unë pres që ne gjithashtu do të kemi një takim të suksesshëm me Kryeministrin në largim dhe do të zbulojmë emrin e Ministrit menjëherë pas takimit. Është një zgjidhje profesionale”, tha Mickoski.















