Connect with us

Lajme

Meta shpreh mirënjohjen më të thellë për Gjilanin që i mikëpriti familjet nga Shqipëria

Publikuar

më

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka qëndruar sot në Gjilan ku së bashku me kryetarin Lutfi Haziri dhe kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj e kanë vizituar familjen Abazi për t’ju shprehur ngushëllime.

Ai më pas është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Gjilanit.

“Kujdesi nga presidenti Meta për familjen Abazi dhe për qytetin tonë tregon përkushktimin e madh të tij. Shpreh falënderim të madh për vizitën e sotme. Askush më mirë se gjilanasit nuk e bashkëndjejnë dhembjen më vëllezërit tanë në Shqipëri sepse ne e kemi kaluar një tërmet me pasoja fatale dhe me dëme materiale në vitin 2002. Jemi bashkë në përballimin e kësaj situate”, ka deklaruar Haziri pas takimit.

Ai njoftoi se 186 shqiptarë të Durrësit janë vendosur në familjet gjilanase dhe se fëmijët e tyre prej të hënës kanë filluar të shkojnë në shkollë.

Presidenti shqiptar tha se ka ardhur në Gjilan për të shprehur falënderimin e përzemërt për solidaritetin e kësaj komune dhe të Kosovës ndaj Shqipërisë.

“Jam në Gjilan për të shprehur falënderimin më të përzemërt dhe mirënjohjen më të thellë për popullin dhe institucionet e Kosovës, FSK-në, Policinë e Kosovës dhe të gjitha ekipet tjera që erdhën të parët menjëherë pas tërmetit të tmerrshëm duke dhënë kontribut të jashtëzakoshëm për të shpëtuar shumë jetë dhe për të ndihmuar banorët e lënduar”.

Kreu i shtetit shqiptar ka falënderuar kryetarin Haziri dhe popullin e Gjilanit për mikpritjen për dhjetëra familje nga Shqipëria dhe kujdesin ndaj tyre.

“Nuk mund të mos vija sot në Gjilan për të qëndruar pranë familjes Abazi e cila pati një humbje të jashtëzakonshme në këtë tragjedi. Por, me solidaritetin e jashtëzakonshëm të Gjilanit, të kyetarit Haziri, këtë dhembje do të jetë e mundur të tejkalohet dhe fëmijët e tyre do të kenë mundësi që të shohin me besim drejtë së ardhmes, duke mos qenë asnjëherë te vetmuar”.

Lajme3 minutes ago

Astrit Iseni: Për herë të parë emërojmë një shqiptar zëvëndës kryeshef të Njësitit Special

Lajme9 minutes ago

Sulejmani i përgjigjet ASh-së: Konkursi për mësimdhënësit më të mirë nuk u organizua nga Ministria

Lajme24 minutes ago

Sali: Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Lajme24 minutes ago

Daut Haradinaj në protestë: Fatkeqësi e madhe mosvotimi i ligjit, po gëzohet Beogradi

Maqedoni1 hour ago

Memishi përuron çerdhen e re në Përshevcë: Investim prej 808 mijë eurosh për 147 fëmijë

Shqipëri2 hours ago

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Kosovë2 hours ago

Adnan Azizi dënon sulmin ndaj familjarit të dëshmorit dhe hoxhës Fahrush Rexhepi: “Jo në emër të UÇK-së!”

Maqedoni2 hours ago

Sofja e mban në pritje Shkupin, Filipçe shpërthen: “Nuk pres asgjë, do të aktrojnë si patriotë!”

Kosovë3 hours ago

Shefi i Policisë i kalon me vrull barrikadat te Kuvendi e befason pak një polic

Maqedoni3 hours ago

Thellohet “gropa” tregtare: Deficiti i Maqedonisë së Veriut arrin në 148,9 miliardë denarë

Shqipëri4 hours ago

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

Lajme5 hours ago

Daut Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të ndërgjegjësohemi

NA NDIQ NË FACEBOOK