Connect with us

Lajme

Meta merr dhuratë për Krishtlindje nga Kryepeshkopi Janullatos

Publikuar

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka takuar Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë Anastas Janullatos.

Ai ka njoftuar me anë të një postimi në facebook se ka marrë prej tij një dhuratë të veçantë në këtë festë të shënuar.

“I lumtur në këtë ditë të bekuar të merrja si dhuratë nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos kopjen e parë të albumit “Ngjyrat e Ortodoksisë”, një prezantim jashtëzakonisht dinjitoz i vlerave të gjithanshme të Kishës sonë Ortodokse, të trashëgimisë dhe historisë, por edhe ringritjes dhe arritjeve të saj, që i kanë dhënë një vend të nderuar në Ortodoksinë botërore”, ka shkruar Meta.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK