Sport
Messi: Pensionimi po afrohet, Barca të mos ketë frikë

Tash gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, ka kaluar gjithë karrierën në ‘Camp Nou’, në fanellën e Barcelonës.
Te kampionët e La Ligas, ka një kohë që ka filluar të diskutohet për pasuesin e Messit, dhe janë në dijeni që zëvendësimi i tij, do të jetë i vështirë, ndoshta i pamundur.
Ai ka një kontratë që me Barcelonën që i mundëson largimin falas në fund të sezonit.
“Jam në dijeni se sa vjeç jam”, ka deklaruar Messi, përcjell lajmi.net.
“Më pëlqejnë shumë këto momente sepse e di se pensionimi po afron. Koha fluturon”.
“Shpresoj, me dëshirën e Zotit, të vazhdojë të luajë edhe për disa vite”.
“Unë jam 32 vjeç, dhe do të jem 33 në fund të sezonit, kështu që, siç thashë, gjithçka varet nga mënyra se si ndihem fizikisht”.
“Tani për tani ndihem më mirë se kurrë në nivelin fizik dhe personal, shpresoj të vazhdojë edhe më gjatë”./Lajmi.net/






















