Sport
Messi në prag të El Clasico: Hazard nuk mund të zëvendësojë Ronaldon

Ronaldo ka kaluar nëntë vite te Real Madrid, dhe gjatë asaj kohe ka qenë pjesë e një rivaliteti të madh me Lionel Messin.
Pas largimit të Ronaldos, Real Madrid transferoi Eden Hazard, për të pasuar portugezin.
“Hazard ka shumë cilësi. Ai është futbollist ndryshe që di të sjellë jo stabilitet në mbrojtje, por mendoj se ai është i ndryshëm nga Ronaldo, me karakteristika tjera. Është shumë e vështirë të zëvendësosh Ronaldon, por Hazard gjithashtu është një lojtar i mirë”, ka deklaruar Messi, në pyetjen nëse Hazard mund të zëvendësojë Cristiano Ronaldon./Lajmi.net/






















