Sport
Mesazhi i Muriqit pasi është shpallur lojtari i vitit në Kosovë: Do të jetë motiv shtesë për të ndjekur ëndrrën

Ylli i Fenerbahce nuk ka pasur aspak problem këtë vit që të gjej rrugën e golit dhe me shumë meritë është shpallur lojtari i vitit nga FFK.
Muriqit i është ndarë ky çmim në ceremoninë ‘Laureatët’, por ai nuk ka mundur të jetë prezent për shkak të angazhimeve me skuadrën.
Por, Vedati ka dërguar një video mesazh ku është shprehur:
“Përshëndetje kryetarit, sekrtearit dhe gjithë mysafirëve që janë aty. Unë jam mirë që po e mbyll vitin në këtë mënyrë. Dua të falënderojë shokët e skuadrës tek Rizespor, Fenerbahce dhe sidomos tek Kosova. Ishte vit mjaft i mirë si me punën ashtu edhe tek Kombëtarja e Kosovës. Ky do të jetë një motiv shtesë që të ndihmojë klubin dhe kombëtaren. Ne kemi një ëndërr që të kualifikohemi në Euro 2020 dhe me këtë punë të frytshme besoj se ëndrrën do të bëjmë realitet. Ju kërkoj falje që nuk mund të isha prezent për të pranuar çmimin. Shpresoj se do të shihemi së shpejti për ndeshjet kualifikuese dhe ta bëjmë ëndrrën realitet. Ju faleminderit gjithë atyre që ishin afër meje. Shihemi së shpejti” ka thënë Muriqi në mesazhin e tij përshëndetës.
Vedat Muriqi ka munguar në dy ndeshjet e fundit të kombëtares së Kosovës, por ai do të jetë i gatshëm për ndeshjet e marsit. /Lajmi.net/






















