Connect with us

Sport

Meritan Shabani, Leon Dajaku e Andi Zeqiri në Prishtinë – FFK duhet të nis punën

Publikuar

Yjet në rritje të cilat luajnë nëpër Evropë, kanë zgjedhur të kalojnë pushimet e tyre në vendin e origjinës, në Kosovë.

Anëtari i Wolverhampton, Meritan Shabani, ai i Bayern Muncih, Leon Dajaku dhe ai i Lausanne, qëndrojnë në Prishtinë. Këtë e kanë konfirmuar vet lojtarët, të cilët kanë publikuar foto në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net.

Faqja zyrtare e FFK në ‘Instagram’ ka publikuar disa fotografi ku shihen presidenti Ademi dhe Andi Zeqiri së bashku. Këto fotografi kanë nxitur shumë reagime, duke lënë tifozët të besojnë se ai do të jetë një nga befasitë e 2020.

Zeqiri është sulmuesi më premtues në Zvicër, dhe ardhja e tij tek Kosova do të ishte një plus i madh për fondin e lojtarëve që kemi. Ai do të ishte ndihmë ideale për Vedat Muriqin.

Por, në Kosovë qëndron edhe Leon Dajaku, i cili javën e kaluar debutoi me Bayern Munich. Dajaku shihet si një nga më premtuesit në futbollin gjerman. Bayern e transferoi lojtarin nga Stuttgart, kurse Hansi Flick i dha atij nderin e debutimit gjatë javës së kaluar.

Në anën tjetër, edhe ish anëtari i Bayern Munich, që tashmë luan me Wolverhampton, Meritan Shabani, ndodhet në Prishtinë, shkruan lajmi.net. Shabani aktualisht vuan nga një lëndim që kishte pësuar në fillimin e aventurës së tij me Wolves. Përkundër lëndimit, ai mbetet një ‘diamant’ futbolli, nga i cili ka sytë edhe kombëtarja gjermane.

Bazuar në fotografitë e lansuara nga FFK, puna e Andi Zeqirit duket tashmë e kryer. Por, me Dajakun dhe Shabanin në Prishtinë, FFK duhet të ‘përvjel mëngët’ dhe t’i bind lojtarët që t’i bashkohen kombëtares Dardane.

Tre emra të rinj, me potencial shumë të madh. Të tre kanë mundësinë të zgjedhin Kosovën. Me një punë serioze, mund të sigurojmë një të ardhme të ndritur në futbollin me kombëtare. Shpresojmë që FFK të kryej punën dhe tre lojtarët të zgjedhin Kosovën. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK