Connect with us

Kosovë

Mbi 40 për qind e ndërmarrjeve në Kosovë merren me tregti

Publikuar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin referues 2018, e cila paraqetdisa nga treguesit ekonomikë sipas strukturës së veprimtarive ekonomike. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se sipas sektorëve ekonomikë, numri më i madh i ndërmarrjeve i takon tregtisë me 16 mijë e 143 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje 45.4%.

Ndërsa sektorët ekonomikë të tjerë si: shërbimet biznesore dhe shërbimet e tjera me 5 mijë e 250 ndërmarrje, ose 14.8%; industria përpunuese (prodhimit) me 4 mijë e 930 ndërmarrje, ose 13.9%; akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 3 mijë e 683 ndërmarrje, ose 10.4%; ndërtimtaria me 2 mijë e 849 ndërmarrje, ose 8.0%; transporti dhe magazinimi me 1 mijë e 351 ndërmarrje, ose 3.8%; informacioni dhe komunikimi me 982 ndërmarrje, ose 2.8%; xehetaria dhe gurëthyesit me 161 ndërmarrje, ose 0.5%; furnizimi me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës me nga 126 ndërmarrje, ose 0.4%; si dhe, furnizimi me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar me 65 ndërmarrje, ose 0.2%.

Ndërkohë, sa i përket punësimit për sektorët ekonomikë, numri total i të punësuarve arrin shifrën e 177 mijë e 852 të të punësuarve, prej të cilëve sektori i tregtisë përbën rreth 60 mijë e 349 të punësuar, ose shprehur në përqindje 33.9%; industria përpunuese (prodhimi) 27 mijë e 125 të punësuar, ose 15.3%; shërbimet biznesore 22 mijë të punësuar, ose 12.4%; ndërtimtaria me 20 mijë e 533 të punësuar, ose 11.5%; akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 13 mijë e 955 të punësuar, ose 7.8%; informacioni dhe komunikimi 10 mijë e 603 të punësuar, ose 6.0%; si dhe, sektorët e tjerë kanë më pak të punësuar, me një përqindje prej 5%.

Karakteristikë tjetër, që vlen të përmendet, është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet, ku dominon tregtia me një pjesëmarrje prej 54.6%, ndërtimtaria me 11.6%, industria përpunuese (prodhimi) me 11.5%, furnizim me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar me 6.4%, aktivitetet e shërbimeve të tjera me 5.1%, kurse sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit.

Kurse, sa i përket treguesit të pagës mesatare mujore bruto, ajo sillet rreth 378 euro në aktivitetet e përfshira në këtë anketë të ndërmarrjeve.

Maqedoni45 minutes ago

Dy vëllezër sulmohen me mjet metalik në Tetovë

Shqipëri1 hour ago

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

Lajme2 hours ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni4 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri4 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota5 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota5 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni6 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri6 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme7 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi8 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme8 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

NA NDIQ NË FACEBOOK