Connect with us

Kosovë

Mbeturinat në qendër të Prishtinës nga tash do të grumbullohen nga 5 herë në ditë

Publikuar

Komuna e Prishtinës, deri më tani, në zonën qendër të qytetit kryesisht ka bërë grumbullimin e mbeturinave nga 2 deri në 3 herë në ditë, e në pak raste deri në 5 herë.

Por, nga sot, ky plan operativ do të ndryshojë, duke bërë që mbledhja e mbeturinave në të gjitha lokacionet e kontejnerëve në zonën qendër të bëhet nga pesë herë në ditë.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, duke thënë se ky plan do jetë në fazën testuese deri më 26 dhjetor për të parë nëse do ketë nevojë për ndonjë ndryshim të vogël.

“Pas zonës qendër do vazhdojmë me zbatimin e planit të ri operativ edhe në zonat tjera të komunës së Prishtinës”, ka thënë Komuna e Prishtinës në njoftimin për media.

Komuna ka falënderuar GIZ-in dhe KRM Pastrimin për bashkëpunimin në këtë reformim “shumë të rëndësishëm” që synon përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në komunën tonë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK