Sport
Man Utd me rekordin më të dobët në 31 vite

‘Djajtë e Kuq’ barazuan në shtëpi ndaj Aston Villa të dielën, me rezultat 2:2.
Golat e Rashford dhe Lindelof nuk i mjaftuan skuadrës së Solskjaer, pasy mysafirët shënuan përmes Grealish dhe Mings, përcjell lajmi.net.
United ka fituar vetëm dy nga nëntë ndeshjet e tyre të fundit në Premierligës dhe tani renditen në vendin e nëntë, 22 pikë pas udhëheqësve Liverpool.
Gjiganti anglez ka mbledhur vetëm 18 pikë nga 14 ndeshjet e tyre të para në ligë – rezultati i tyre më i dobët në këtë fazë që nga edicioni 1988/89.
Atë vit, United përfundoi në vendin e 11-të në Kategorinë e Parë dhe 25 pikë mbrapa kampionëve të Arsenalit, i cili e përfundoi baras pikë me Liverpoolin, por kishte shënuar më shumë gola. /Lajmi.net/






















