Sport
Man Utd do të luftonte për titull, nëse çdo javë do të luante me skuadrat e forta

Është thjesht e mahnitshme sesa e mirë është skuadra e Solskjaer kundër të mëdhenjve të Premierligës, por kanë humbur shumë pikë, kundër atyre që janë më të vogla.
Pas vetëm 18 xhirove, ‘Djajtë e Kuq’ renditen në vendin e tetë me gjashtë fitore, shtatë barazime dhe pesë humbje.
Nëse do të luanin kundër më të mirëve në Premierligë çdo fundjavë, Manchester United do të luftonin për titull.

Në garën me tetë klubet e para në renditje, me rezultatet e arritura, Manchester United zë vendin e dytë, me vetëm një pikë më pak se Liverpool.
Ndërsa, në renditjen me 12 skuadrat e poshtme, Manchester United zë vendin e 11./Lajmi.net/






















