Connect with us

Sport

Lukaku për racizmin: Mllefin tim e shfryej në fushën e blertë

Publikuar

Racizmi është kthyer në problemin kryesorë në botën e futbollit, dhe Romelo Lukaku është një nga ata që ka vuajtur shumë nga ky problem.

Ylli i Inter ka pasur telashe në disa stadiume të Serie A këtë edicion, ku nuk janë kursyer fyerjet raciste ndaj tij.

Lukaku thotë se gjithë mllefin e mbledhur nga racistët e shfryen në fushën e blertë.

“Mendoja, do të shënoj. Do të fitoj. Do të kthehem në shtëpi” ka thënë Lukaku, i pyetur se çfarë shkonte në mendjen e tij pas incidentit, transmeton lajmi.net.

“Jam konfrontuar me këtë problem shumë herë në jetën time. Shfryej mllefin tim në fushën e blertë” ka shtuar tutje lojtari.

Lukaku është lojtari kryesorë tek Inter këtë edicion, duke qenë golashënuesi më i mirë. Ai në Serie A ka gjetur rrugën e golit 12 herë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK